Ibrahimi: Vështirë ndaj Ferronikelit, por neve na duhet fitorja

 

Sa vjen e afrohet e shtuna, dita kur do të zhvillohet derbi lokal në mes të KF Drenicës dhe KF Ferronikelit, emocionet sa vinë e rriten te futbollistët e këtyre dy klubeve elite në Drenicë.
Për mbrojtësin anësor të KF Drenicës, Fetah Ibrahimi, dueli me KF Ferronikelin është shumë i rëndësishëm për dyja klubet, por që synim për skuadren e tij është fitorja.
“Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja ekipet, pasi është edhe derbi drenicas.”
“Ne do të hyjmë për fitore në këtë ndeshje, dhe do të jetë mjaft vështirë pasi KF Ferronikeli po luan shumë mirë dhe më të drejt janë lider. Por ne kërkojmë ngjitje në tabelë dhe opsion kemi vetëm fitoren”, ka thënë Ibrahimi.
Ai ka thënë se forca e Ferronikelit është grupi, se sa individualiteti.
“Ferronikeli bazaohet më shumë në grup se sa në individ dhe do të jetë vështirë në këtë ndeshje ndaj Niklit, sepse po tregojnë rezultate të mira. Por ne kërkojmë ngjitje në tabelë dhe opsion kemi vetëm fitoren”, ka shtuar Ibrahimi./DrenicaPress/