Ibrahimi: Barazim i merituar

 

Mbrojtësi i KF Drenicës, Fetah Ibrahimi, ka deklaruar pas takimit me KF Ferronikelin, se skuadra e tij e meritoi barazimin, edhe pse kishin raste të mira shënimi për fitore.
“Ka qenë ndeshje e mirë nga ana jonë. Kemi pas raste të mira për fitore, por nuk i konkretizuam. Mendoj se barazimin e kemi meritu, pasi mbetëm edhe me një lojtar më pak, pasi portieri u ndëshkua me karton të kuq”, tha Ibrahimi për DrenicaPress.
Mbrojtësi mitrovicas e ka cilësuar mjaft të vështirë takimin me Ferronikelin, që kishte mundësi të fitonte krejt takimin.
“Është e vështirë kur luan me liderin e superligës. Ferronikeli pati rastet e veta dhe besoj që barazimi është rezultat i mirë për të dyja skuadrat”, ka shtuar Ibrahimi./DrenicaPress/