Ibra konfirmon të ardhmen

 

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic ka mohuar spekulimet se do të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ai ka theksuar se planifikon të mbetet në Parc des Princes, së paku edhe një stinor.

“Kam edhe një vit kontratë me PSG-n”, deklaroi Ibrahimovic, në pyetjen e një gazetari.

Së fundmi, kanë qarkulluar spekulime të vazhdueshme se ky mund të jetë stinori i fundit i sulmuesit suedez në PSG.