I shkon keq Marco Reusit, policia në aksion (Video)

Policia gjermane ka hapur një çështje penale ndaj futbollistit Dennis Erdmann, i cili ka shkaktuar një ndërhyrje të rëndë ndaj Marco Reus në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë, me 3 mars të këtij viti.

Sipas gazetës ‘Bild’, policia mendon se faulli nuk ishte brenda kufijve sportivë, por një sulm i paramenduar me qëllim largimin e lojtarit të Borussia Dortmund nga ndeshja.

Erdmann e goditi me gju në kofshë sulmuesin e talentuar gjerman, kur topi ishte larguar nga Reus, i cili menjëherë u largua nga fusha për shkak të dëmtimi. Gjithsesi, Reus ka kërkuar që kjo çështje të mbyllet dhe nuk ka bërë denoncim ndaj Dennis Erdmann.