I  riu nga Komorani që po mahnit me foto

Drenica pos që është e njohur si rajon me traditë patriotike, në gjirin e saj çdo herë rrit edhe  talent të fushave të ndryshme.

Jemi mësuar që të shohim drenicas të suksesshëm në fusha të ndryshme si: arsimit, shkencës, artit, sportit etj., të cilët me talentin e tyre arritën të mahnitin çdo qytetarë të Kosovës apo edhe më gjerë.

Premtues i tillë del të jetë edhe një i ri nga Komorani i Drenasit, i cili ka zbuluar pasionin e tij që në moshë të re. Me punën dhe studimet që po bënë,  pritet të hy në listën e drenicasve të suksesshëm.

Fjala është për Egzon Bujupin, i cili pasion të madh e ka fotografin.

Drenicapress ka kontaktuar me Egzon Bujupin. Bujupi për drenicapress është shpreh se këtë profesion e punoj me shumë vullnet dhe pasion të madh, profesionin e fotografit e kam të trashëguar nga familja ime, familja ime merret me këtë punë që 25 vite.

Aktualisht jam duke ndjek studimet për Arte Mediale në Akademinë Evolucion në Prishtinë, si dhe jam i përkushtuar maksimalisht në profesionin të cilin e kam zgjedh.

Një pjesë e punës së Egzon Bujupit mund të shihni në fotot më poshtë.

Fotografitë të cilat i ka realizuar Bujupi kanë qarkulluar në rrjetin social facebook.

Në këtë set të fotografive të një çifti me veshje kombëtare, mund të vërehet se si tematika e fotografive ka të bëj me mënyrën e jetesës që është bërë kohë më parë, me karakteristikat dhe traditat e vendit.

Këtë set të fotografive të Egzon Bujupit, kohë më parë e ka shpërnda edhe faqja “Shqipëria ime”  në facebook, faqe kjo e cila kontribuon për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare. /drenicapress/

2 3 5 4 14 13 12 11 6 7 8 9 10 15