Humbja e pestë radhazi për Trepçen!

 

Skuadra mitrovicase Trepça është mposhtur para tifozëve të saj nga Vllaznimi i Gjakovës.
Gjakovarët rrëmbyen tri pikë të rëndësishme në “Adem Jashari”, pasi fituan 2-1.
Gjakovarët kaluan në epërsi në minutën e 38-të, kur mbrojtësi Yll Myrta realizoi me kokë pas një goditje nga këndi. Golin e dytë gjakovarët e arritën 20 minuta para fundit të ndeshjes nëpërmjet Nuzës.
Trepça e ngushtoi epërsinë 10 minuta para fundit të takimit nëpërmjet kapitenit Shpëtim Babaj, por deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar 2-1 në të mirë të gjakovarëve, të cilët e arritën një fitore të madhe në luftën për mbijetesë.
Kjo është humbja e pesët radhazi për Trepçen, që renditet e e fundit me 15 pikë, Vëllaznimi në poziten e nëntë me 23 pikë.