HTC vjen me telefonin inteligjent One ME

HTC ka bërë prezantimin e telefonit inteligjent më të ri, HTC One Me. Ky telefon fuqizohet nga çipi i ri Helio X10 i MediaTek-ut me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama me shpejtësi 2.2GHz.

HTC One Me ka 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, ekran 5.2 inç, kamerë të pasme 20 megapikselë me regjistrues videosh UHD dhe kamerë ballore 4 megapikselë UltraPixel.
Operon me sistemin Android Lollipop me ndërfaqen Sense-d.

Bateria është me kapacitet 2,840mAh fuqizon pajisjen. Sa i përket lidhjes, pajisja përfshin dy vend për karta SIM, LTE, Bluetooth 4.1, lidhje të dyfishtë Wi-Fi a/b/g/n/ac.
Ka mundësin e zgjedhjes në tri ngjyra, gri, të bardhë dhe gold.