HTC vjen edhe me një orë inteligjente

HTC Petra besohet se do të quhet ora e parë inteligjente nga HTC. Kjo orë pritet që të prezantohet brenda këtij vitit, ka zëra që rrjedhin se krahas telefonit me të ri, HTC One M9, që do të prezantohet në eventin e teknologjisë në Barcelonë, do të kemi edhe këtë risi nga HTC.
Kjo orë besohet se do të ketë një ekran 1.8 inc me një rezolucion prej 320 x 160 pikselë, po ashtu është thënë se do të vjen me certifikim IP57 që nënkupton se pajisja do të jetë rezistent nda ujit dhe pluhurit. Mbete të shihet në muajin e ardhshëm se çfarë specifikash shtesë do të ketë ky produkt i ri nga HTC.