Hoti: Hajvalia e vështirë, por ne e mposhtim

 

Sulmuesi i Ferronikelit, Mendurim Hoti, kundërshtarin e nesërm e ka cilësuar shumë të vështirë, por beson se skuadra e tij do të fitoj nesër dhe pse jo të shpallet edhe kampion.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë por ne jemi më të bashkuar se kurr dhe shpresojm që të fitojm edhe me Hajvalinë dhe të shpallemi kampion i Superliges për herë të parë në histori të këtij kubi”, ka thënë sulmuesi nga Malisheva për DrenicaPress.

I pyetur se a do të shënoi gol nesër, 20-vjeçari ka thënë se me rëndësi është fitorja e ekipit, golashënuesi ka pak rëndësi.

“Shpresoj që do luajm mirë krejt ekipa të dhe të fitojm lojen. Nuk ka rëndësi se kush shënon me rëndësi të fitojm dhe të afrohemi afër titullit kampion”, ka shtuar Hoti./DrencaPress/