Hoteli duke u djegur në Vushtrri, fotografi nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka përfshirë sot në orët e hershme të mëngjesit objektin e Hotel Kalasë në Vushtrri, përkatësisht çatinë e këtij hoteli në Vushtrri.

Në vendngjarje janë njësitet e zjarrfikësve dhe Policisë së Kosovës, gjithashtu një pjesë e magjistrales është bllokuar.

Drenicapress ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku hoteli po vazhdon të digjet.