Horror në Bruksel: Gruaja sulmon me hanxhar udhëtarët në autobus (Foto)

Në periferi të Brukselit, policia ka plagosur një femër e cila ishte përpjekur t’i presë me hanxhar tre persona, raporton Russia Today.

Sulmi ka ndodhur në një autobus, ndërsa lëndimet që i kanë pësuar të plagosurit “nuk janë të rrezikshme për jetën”, transmeton Telegrafi.

1

Në bazë të informacioneve fillestare, policia kishte paralajmëruar gruan identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur për mediat, por kur ajo kishte refuzuar t’i dëgjojë, ata e kishin qëlluar duke e plagosur në krah.

Televizioni belg “RTBF” duke  cituar burime brenda policisë, ka raportuar se kjo grua kishte probleme psikike derisa hetuesit janë duke dyshuar se bëhet fjalë për terrorizëm.

3

Rruga ku ka ndodhur kjo ngjarje e tmerrshme është bllokuar, dhe aktualisht janë gjenden dhjetëra policisë të cilët kanë siguruar zonën. /Telegrafi/

Lexo tjetër  18 vjet nga masakra e Rezallës