Homazhe dëshmorit Blerim A. Saraçi në 16 vjetorin e rënies

 

Familjarë të Dëshmorit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta dhe përfaqësues politik e institucional të Komunës së Vushtrrisë, sot në 16 vjetorin e rënies së dëshmorit të Kombit, Blerim A. Saraçi, kanë bërë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, thuhet në një njotim të komunës.
Dëshmori Blerim A. Saraçi, ushtar i Batalionit të parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së, u vra në luftime me forcat serbe me 2 prill të vitit 1999, në fshatin Strovc të Vushtrrisë.