Historike, Trepça ’89 mëson kundërshtarin në Ligën e Kampionëve (FOTO)

Liga e Kampionëve për sezonin 2017/18 ka filluar me hedhjen e shortit për skuadrat që kërkojnë kualifikimin në fazën e grupeve që starton në fund të gushtit.

Për herë të parë një ekip nga Kosova do të marrë pjesë dhe fatin e kishte kampioni i VALA Superligës, Trepça ’89.

Në fazën e parë ekipi nga Mitrovica do të takohet me ekipin nga Ishujt Faroe.

Ndeshja e parë zhvillohet me 27 qershor, kurse ajo kthyese në “Adem Jashar” më 4 korrik./Drenicapress.info/