Historike: Ferronikeli kampion i Kosovës

Ka festë në Prizren. Ferronikeli ka mposhtur Hajvalinë 1-0, për ta festuar titullin e parë në historinë 40-vjeçare të klubit.

Skuadra nga Drenasi ka shkruar historinë duke mposhtur 1-0 Hajvalinë falë golit të Behar Maliqit.

Besa ka arritur një fitore të madhe në kryeqytet duke mposhtur Prishtinën 4-2, por e kotë pasi kjo fitore i shërben vetëm për pozitën e dytë.

Rexha, Milicaj, Karahoda dhe Kasapi shënuan për Besën, ndërsa Shend Kelmendi dhe Liridon Kukaj realizuan për Prishtinën, tranmseton Telegrafi.

Ndërkohë fitore kanë shënuar edhe tri skuadrat që po luftojnë që t’i ikin barazhit, Drenica, Istogu dhe Drita.

Drenicasit kanë mposhtur Ferizajn me rezultat 1-0, ku golin e vetëm e shënoi sulmuesi i ri Kastriot Mehmeti.

Istogu ka mposhtur 2-0, Kosovën e Vushtrrisë falë golave të Besnik Krasniqit dhe Granit Arifajt.

Drita ka mposhtur Trepçën me rezultat të njëjtë si në Istog, 2-0 me golat e Arlind Shaqirit dhe Shqiprim Kelmendit.

Ndërkohë, Vëllaznimi si duket është pajtuar që të mbetet në barazh pasi ka dështuar të fitoj ndaj Trepçës ’89. Gjakovarët luajtën në këtë takim me juniorë, ndërsa kaluan në epërsi nëpërmjet Lekë Vulës, derisa 89-shi u rikthye në lojë me anë të Drilon Musajt që barazoi në 1-1, kurse në pjesën e dytë shënoi edhe golin e fitores.