Historike: FC Kosova skuadra e parë shqiptare në Ligën e Parë zvicerane

FC Kosova është kualifikuar në Ligën e Parë zvicerane.

Skuadra shqiptare, FC Kosova ka arritur që të shpallet kampion në ligën Interregjionale, duke u kualifikuar kështu në Ligën e Parë zvicerane.

FC Kosova mposhti në udhëtim FC Amriswil me rezultat 2:1, për të ruajtur pozitën e parë me 50 pikë.

Pjesë e kësaj skuadre është edhe ish kapiteni dhe legjenda e Vëllaznimit Atdhe Gashi, i cili në këtë ndeshje u inkuadrua në pjesën e dytë.

Kujtojmë se FC Kosovë është skuadra e parë shqiptare që do të luaj në Ligën e Parë të Zvicrës.