Historia e tifozërisë së sportit në Skenderaj “Shqiponjat e zeza”

Qyteti i Skenderajt edhe pse një qytet i vogël, ditëve të fundit po shënon suksese të mëdha në rrafshin e sportit, e sidomos në volejboll, ku dy ekipet nga Skenderaj do të prezantojnë Kosovën në garat nderkombëtare. Por zemra e çdo ekipi është tifozëria dhe deri më tani ekipet nga Skenderaj kanë gëzuar një përkrahje të mirë nga grupi i tifozëve.

Por cila është historia e tifozerisë drenicase?

Në këtë  artikull do të sjellim historinë e tifozerisë drenicase nga Skenderaj. Grupi i parë i tifozëve u formua para përiudhës së luftës nga tifozët e Skenderajt që nuk kishin dëshirë ta linin Skënderajn pa tifozëri. Kryesia e parë ishin : Jeton Nuredini, Flamur Mustafa, Visar Rreci, Agron Dajaku,Agoll Bislimi, Jeton Deliu dhe Erkand Gjinovci. Në atë kohë kjo tifozëria “Shqiponjat e zeza”, mbështetje i kanë dhënë KF Drenicës dhe KF Skenderajt.

Pasi kaloi përiudha e luftës KF Skenderaj dhe KF Drenica u bashkuan duke rënë dakort që klubit ti vihet emri KF DRENICA që edhe sot e mban një emër të tillë. Në vitin 2002 kryesia e lartëpërmendur këtë grup e emertuan Shqiponjat e zeza me qëllim që të shpërblehet gjaku i të gjithë drenicakëve në Betejën e Kosovës.

Pra Shqiponja e zezë dhe ngjyrat e kuqe të tifozërisë nënkuptojnë gjakun dhe Lirinë , ( Ngjyra e kuqe gjakun, kurse Shqiponja lirinë). Kjo tifozëri çdo vit vjen duke u zgjeruar pasi që në çdo vit kishin rritje të madhe të sport-dashësve te Skenderajt. Nga viti 2002 në regjistrat e kryetarëve janë përafersisht 8000 tifoz të regjistruar edhe pse jo shumë aktiv. Në vitin 2013 nga Shqiponjat e zeza doli nëngrupi “Ultras Problemat” i udhëhequr nga Durim Hamza , të cilët janë aktiv në çdo lojë të KF Drenicës. Tani Shqiponjat e zeza janë nën udhëheqjen e Jeton Nuredinit, Flamur Mustafës, Valon Shalës dhe Shpend Lushtakut. Ky tifo-grup është në mbështetje të KF Drenicës në futboll e poashtu përkrahin edhe KV Drenica R& Rukolli në volejboll për meshkujt dhe KV Skenderaj në volejboll për  femrat./drenicapress/