Historia e çiftit shqiptar me fe të ndryshme, që gjurmohen për t’i vrarë

Martesa e dy të rinjve me fe të ndryshme pritet të përfundojë në tragjedi.

Pavarësisht viteve, dhe harmonisë fetare që e karakterizon vendin tonë, “urrejtja” mes feve në disa zona të Shqipërisë vazhdon të jetë një problem alarmant.

Një çift i ri është dashur të arratiset pa gjurmë për t’i shpëtuar këtij “ligji” dhe për të shpëtuar jetën e tyre më së shumti.

Kështu ka ngjarë me të riun Adriatik Ali Sufaj, i cili u dashurua me të renë Eliverta Çuni. Duke qënë djali i besimit mysliman dhe vajza e besimit katolik, disa vite më parë djali u detyrua t’a “grabisë” të dashuren katolike per të krijuar një jetë dhe një familje të mirë.

Por familja Çuni nuk ia falte kurrsesi “grabitjen” e vajzës.
Në vitin 2008 çifti u bë me fëmijë, me një djalë, duke mënduar se familja e vajzës do zbutej dhe nuk do kërkonte ta vrasë vajzën e vet që është martuar pa dëshirën e saj.

Por familja sërish nuk e pranoi përkundrazi. Ato vazhduan jetën në arrati dhe në fillim të muajit maj të 2013-tës lindën një tjëtër djalë.

Familja e vajzës me mbiemër Çuni njihej pasi në vitin 1968 kishte pasur një rast të ngjashëm nga ku ato arritën të vrasin vajzën, gjakun e tyre dhe të dashurin e saj.

Për këtë arsye Eliverta bashkë me Adriatikun jetojnë të fshehur nga të gjithë nga ku kanë ndërtuar jetën e tyre, familjen e tyre. /albeu.com/

Lexo tjetër  Publikohet video ku shihen huliganët duke e tërhequr zvarrë Ziadin Selën