Hiqet flamuri kombëtar te “Rrethi”

Pas gati dy orëve përpjekje, është arritur që të zbritet në tokë flamuri kombëtar te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës, që më pas të zëvendësohet me flamurin shtetëror të Kosovës.

Menjëherë pas heqjes së flamurit të Shqipërisë kanë reaguar ashpër disa qytetarë, teksa policia është detyruar ta largojë njërin prej tyre me forcë.

Loading...

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar që ta zbatojnë urdhrin e kryeministrit Ramush Haradinaj që flamuri i Kosovës të ngrihet sonte.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vite më parë e kishin larguar flamurin e Kosovës, për ta vënë atë të Shqipërisë.