Hilmi Veliu, heroi i Drenicës që shpëtoi në mënyrë vullnetare klubin e zemrës

Hilmi Veliu është heroi modern i klubit të Drenicës. Në momentin më të vështirë të skuadrës kuqezi, ai i doli në ndihmë duke bredhur poshtë e lart për të tubuar mjete financiare.

Fotografi i njohur ia doli dhe përmbushi misionin e tij.

Me një angazhim të jashtëzakonshëm vullnetar, Hilli ia doli që të mbledh mjetet financiare për t’iu paguar një pagë futbollistëve.

11012945_868365073202265_1789759762137706740_n

Pas një pune disa-ditore, Veliu në fund gëzoi lojtarët, të cilët tani po e quajnë si “personaliteti i vitit” në Skenderaj.

“Dua të falënderoj Istref Veliçin, Përparim Hetemajn e shumë të tjerë që ndihmuan. I falënderoj në emrin tim personal dhe në emër të klubit”.

“Gjithashtu meritë të madhe ka edhe faqja në Facebook, KF Drenica dhe administratorin Fadil Veliu. Kjo faqe ka qenë gjithmonë pranë klubit”, u shpreh Veliu për Gazetën Olle.

10685338_753805851324855_6163279950140462309_n

Sot pas ndeshjes së Kupës së Kosovës, Taulant Dajaku postoi një video me lojtarët tjerë të Drenicës.

Ai propozuoi që Veliu të fitojë epitetin e njeriut të vitit 2017 në Skenderaj, pas punës së madhe.

Përfundimisht njerëz si Hilmi Veliu i duhen më shumë futbollit kosovar. /Gazeta Olle/

cats