Henry vajton Arsenalin: Lehman do të ma thyente kokën në këso raste

Legjenda e Arsenal, Thierry Henry ka kritikuar ashpër mbrojtjen e Arsenal pas disfatës 3:1 nga West Bromvich Albion.

Ai ka folur për dëshirën, angazhimin dhe qëndrimin e ish-klubit, që munguan në paraqitjen se së shtunës.

“Tre futbollistë të West Brom mund ta shënonin golin e tretë”.

“Kurrë nuk e kam parë këtë gjë në karrierën time. Asnjëherë”, ka thënë Henry.

“Nuk do të kisha dashur që në një pozicion si ky të shkoja më pas në zhveshtore, kur Jens Lehman ende luante. Do të më kishte goditur, edhe kokës bile dhe të më nxirrte jashtë. Ai e bënte këtë”, ka thënë francezi.

Ai ka thënë se askush nuk e do Arsenalin kështu – veçanërisht ai.

“Nuk mjafton ta kesh topin në posedim 77 për qind dhe të mos bësh asgjë. Po luan me ekipin që ka 23 për qind topin dhe po krijon raste, po gjuan më shpesh”, ka thënë Henry.

 
Loading...