Hendikosi i Vushtrrisë bëhet me automjet për transportin e personave me aftësi të kufizuar

 

Hendikosi në Vushtrri është bërë me një automjet të ri dhe special për transportin personave me aftësi të kufizuar. Ky donacion i është dhuruar kësaj shoqate nga Shoqatat bëmirëse Child Chance Fondation /CCF/,Together Today, SV Hezarfen dhe Intertional Solidarity Fondation nga Holanda, bënë të ditur komuna nëpërmjet një njoftimi.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtij automjeti,i cili mundë të bartë deri 8 persona dhe që ka gjithë sistemin e nevojshëm për hyrje-dalje, ishin të pranishëm edhe personat që kontribuan në realizimin e iniciativës së kahershme,si Berat Maxhuni,Berat Maloku, Hasan Tuch, Murat Gynes, Meryem Bilici, Samet Agca dhe Hilal Kaya.

Vlera e automjetit të Tipit Mercedes kap shumën mbi 7 mijë euro. Isak Hyseni,udhqheqës i Hendikosit në Vushtrri u shpreh tejet i lumtur për këtë automjet, sepse me tëp po tejkalohet një problem i kahershëm dhe shumë i mundimshëm, si për prind,ashtu edhe për stafin e shoqatës,që kishte të bëjë me transportin.