Hashim Thaçi përkujton masakrën e Izbicës

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi në njw postim në Facbook ka përkujtuar masakrën e Izbicës. Ai në ketë postim shkruan, sot e kujtojmë 16-vjetorin e masakrës së tmerrshme të Izbicës, një fshat afër Burojës sime. Aty forcat serbe masakruan 147 shqiptarë. Ai thotë se ky krim në fund gjeti vend edhe në aktakuzën e Tribunalit të Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit.
Ky është postimi i plotë i Thacit në Facebook:
Kujtojmë ngjarjet e dhimbshme të pranverës dhe verës tragjike të vitit 1999. Sot kujtojmë 16-vjetorin e masakrës së tmerrshme të Izbicës, një fshati afër Burojës sime. Aty forcat serbe masakruan 147 shqiptarë. Më pas, ata i zhvarrosën trupat e viktimave dhe që nga atëherë kërkimi i trupave te viktimave ka qenë proces torturues. Ky krim në fund gjeti vend edhe në aktakuzën e Tribunalit të Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit, së bashku me krimet e tjera që i kujtojmë këto ditë, si ato në Krushë, Fortesë, Mejë e gjithandej Kosovës.
Kujtimi dhe respekti për të rënët do të jetë i përjetshëm. Drejtësia do të vihet në vend dhe kriminelët do të dënohen, mbani në mend. HTH