Hashim Thaçi: Nëse SHBA, NATO e BE s’i bindin serbët, ushtria formohet me Ligj! (Video)

Hashim Thaçi ka vendosur të shkojë përpara me projektin e tij për themelimin e Ushtrisë pavarësisht SHBA dhe NATO kanë kërkuar që ky proces të bëhet përmes Kushtetutës.

Sidoqoftë, Presidenti i Kosovës ka thënë se përmes ndryshimeve kushtetuese s’ka mundësi të bëhet ushtria pasi serbët nuk votojnë dicka të tillë. Ka thënë se nëse ndërkombëtarët s’i bindin serbët, atëherë, Ushtria do të themelohet përmes Ligjit.

“Por nëse edhe bashkësia ndërkombëtare nuk e bind Beogradin që të tërhiqet prej atyre reagimeve negative, agresive dhe destruktive në raport me Kosovën dhe aspak perëndimore, atëhere ne jemi zot të vetes dhe do të lëvizim me projektligj”, ka thënë ai.

“Çështja e ushtrisë është e pandalshme, do të lëvizë përpara e do të realizohet suksesshëm”, ka shtuar ai, në një intervistë për K.Channel.