Hashim, Ramush, Kadri, Fatmir, pse fëmijët e dëshmorëve po e braktisin vendin?

 

Shkruan Hysni Gashi

Ndonëse në çdo vend të botes familjet e dëshmorëve gëzojnë respekt të veçant brez pas brezi nga krerët e shtetit, te ne po ndodh e kundërta nga ju udhëheqës. Edhe pse në çdo vend të cilën e donë lirinë, fëmijët e dëshmoreve se paku vlerësohen për kontributin e familjareve të tyre.

Rasti i fundit ishte me Petrit Dervishi një djalë i ri nga Kopiliqi i Skenderajt. Babai i tij, Dauti, i cili ra dëshmor për lirin e këtij vendi, nuk gëzon respekt as mbështetje nga ju krerët e shtetit dhe as nga lidershipi lokal.

Në mungesë të mbështetjes dhe gjendjes së vështirë, Petriti e braktisi vendin duke i kërkuar falje babait të tij dëshmor që nuk do mund të vizitoj te varri për çdo ditë si me parë, sepse nuk më lejuan të shërbej as në ushtri, as në polici e as si korir në atdheun që ti e deshe shumë dhe që ja fale jetën.

Ky nuk është rast i parë dhe i fundit që ju krerët e shtetit në veçanti ju partitë e krahut të luftës që i anashkaloni familjet meritore dhe luftëtaret që sollën lirinë në këtë vend.

Ju krerët e shtetit që dikur këta dëshmorë ju mbuluan me trupin e tyre, ju mbuluan më gjakun e tyre, dhe ju këto familje nuk i shikoni asgjë tjetër përveç një mundësi për grumbullim votash,që ja hapni derën vetëm atëhëre në kohë zgjedhjesh. Ne anën tjetër çdo herë ju partitë e krahut të luftës fajësonit partitë të tjera ne qeverisje që nuk përkujdeseshin për çlirimtaret dhe familjeve të tyre.

Ndërsa sot kur një qeveri përbehet nga partitë e krahut të luftës injorohen fëmijët e dëshmorëve dhe avancohen udbash e të bit e tyre, një gjë të tillë nuk e kisha besu askush që do të ndodh nga ju.

Lexo tjetër  Nëse opozita konsumon drogë – pushteti shet!

Pra, kjo është edhe një dëshmi shtesë për qytetaret se kjo qeveri e përberë prej partive të krahut të luftës me se paku është ne përkrahje të tyre, me se paku është e luftës dhe m së paku është dore e zgjatur për ndihme për kategoritë e luftës.

Braktisja e vendit në mënyre masive si po ndodhë tani, ka ndodhur vetëm në vitet ’90-ta, dhe fajtor tani nuk është sistemi shtypës i Serbisë por politika e çoroditur dhe injorantë e njerëzve që më votën tonë i vendosëm në pushtet.

Është e vërtetë së njerëzit e luftë gjithmonë dështojnë në pasluftë, se ata ju besojnë zhvatësve, injoranteve dhe atyre që përmes djersës dhe gjakut të luftës përvidhen për të rrëmbyer pushtetin.

Turpi nuk është ndryshe!