Haradinaj vlerëson lartë FSK-në, thotë se është vlera më e qëndrueshme e Kosovës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është prej vlerave më të qëndrueshme të Shtetit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkuar se FSK është shndërruar në emblemë të e dinjitetit dhe të krenarisë sonë.

Ky është postimi i tij i plotë

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është prej vlerave më të qëndrueshme të Shtetit të Kosovës.

Ajo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të e dinjitetit dhe të krenarisë sonë, edhe për faktin se ajo mbetet trashëgimtarja më e denjë e përpjekjeve shekullore të popullit për liri.

Rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshnmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti.

Në ditën e FSK-së, urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e saj!

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!

Lexo tjetër  Moti në fundjavë, mjegull e ngrica