Haradinaj në dasëm me Lushtakun e djalin e Ukshin Hotit (Foto)

Mbrëmë në këtë kohë kryeministri Ramush Haradinaj ishte në terren, ndërkaq sonte ai po gjendet në një prej restoranteve të Skënderajt, ku po merr pjesë në një aheng familjar, shkruan gazetametro.net.

Madje, aty ai shihet me kryetarin aktual të Skënderajt, Sami Lushtakun, e deputetin e Kuvendit të Kosovës, Andin Hotin, i cili është i biri i Ukshin Hotit.

Me ta po ashtu është edhe deputetja tjetër nga Skënderaj, Ganimete Musliu, e cila njihet si e afërt e Sami Lushtakut.

Përveç kësaj, miqësi me Sami Lushtakun ka edhe tash kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili po qëndron në Drenicë, për të cilin vend fjalë të mira ka thënë Andin Hoti.

‘Në sofrat e Drenicës gjithmonë kanë ngrënë bukë burra të fuqishëm! Faleminderit Jetullah Geci qe na bashkuat në këtë natë!’, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Haradinaj u përgëzua për ditët e para të qeverisjes pasi nuk hezitonte të dilte në terren edhe gjatë orëve të vona, por sonte duker se ka zgjedhur të relaksohet./gazetametro.net