Haradinaj: Ja i ka ngu Hashimi të huajt ja s’di kush, por ata nuk po na e çelin asnjë derë

Kryeministri Ramush Haradinaj sot i është përgjigjur pyetjeve por edhe replikave të deputetëve të Kuvendit, gjatë seancës.

Ai ka folur edhe për temat e rëndësishme dhe vendimet që duhet marrë shteti i Kosovës vetë.

Haradinaj tha se duhet marrë vendime vetë për tema të rëndësishme, pasi deri më tani kanë vepruar siç ka thënë BE, transmeton Periskopi.

Madje ai thotë se ‘Ja e ka ngu Hashimi BE’në ja s’di kush’.

‘’Ne gjithmone kemi pasur raporte te shkelqyera me ndërkombëtarët, por ndonjëherë, duhet të mësohemi t’u themi disa gjërave vet boll. Kur duhet të kalojmë tema të rëndësishme për vendin, duhet të dimë të marrim vet vendime. Ne kemi vepruar gjithmonë sic na ka thënë BE. Ja e ka ngu Hashimi BE’në ja s’di kush. A ështrë kështu të nderuar deputetë. Sa herë i kanë thënë hajde ne takime, hajde në bisedime, hajde qitu, hajde qatje, ka shku. Po cka ndodhi? Sot asnjë derë s’po celet për ne’’, ka deklaruar Haradinaj./Periskopi/