Haradinaj flet për kohën kur kishte mbetur, pothuajse, i vetëm në luftë (Video)

Në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit.

Ai në një rrëfim të luftës së UÇK-së, për të cilën vazhdon të gjykohet tash e disa herë, ka folur për vështirësitë më të mëdha që ai së bashku me vëllezërit e tij dhe shokët e luftës i kishin përjetuar.

Haradinaj ka treguar se gjatë një periudhe kohore në luftë kishte pasur mungesë, jo vetëm të armatimit, por edhe të njerëzve që ishin larguar nga UÇK-ja

Ai ka folur për periudhën kohore kur kishte mbetur me një numër shumë të vogël ushtarësh dhe mënyrat që kishin përdorur për mbijetesë.

Më poshtë mund të ndiqni rrëfimin e Haradinajt: