Handikosit në Drenas i dhurohen mjete për persona ne nevojë (FOTO)

Handikosi në Drenas është pajisur me 17 karroca ndihmëse (shëtitore) lëvizëse për persona me aftësi të kufizuara të dhuruar nga donatorët, Daut Salihu nga Gjilani me vendqëndrim në Holandë dhe Burim Hajrizi nga Mitrovica me vendqëndrim po ashtu ne Holandë.

Sjellja e këtyre karrocave në Kosovë është mundësuar nga Burim Qorri i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Holandë.

Komuna e Drenasit falënderon të gjithë ata që kanë mundësuar këtë donacion për Handikosin qe do t’i lehtësoj punën këtij institucioni per personat ne nevojë.

Fotografia e Komuna e Drenasit

 

Lexo tjetër  Bekim Jashari kompleton kabinetin, ky do të jetë “krahu i djatht” i tij