Hamiti: Prokuroria ka marrë landë për Shpend Ahmetin

Sami Hamiti, shef i Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Prishtinë, ka kritikuar punën e kryetarit Shpend Ahmeti. Tha se me politikat e tij të dështuara, Ahmeti po largon nga Kosmuna profesionistët.
Sipas Hamitit, Shpend Ahmeti thotë se në Prokurori ka lanë për Isa Mustafën, por se Hamiti thotë se Prokuroria në Komunë ka marrë landë për vetë Shpend Ahmetin.
Duke folur në emisionin ‘Rrokum-roll’ në televizionin Rrokum, Hamiti e cilësoi qeverisjen e Ahmetit në kryeqytet si shumë të dobët.
Tha se Ahmeti i la 5000 punëtorë pa punë dhe se Komuna është mbushë me militantë të VV-së.