“Halo” së shpejti edhe në iPhone

Erdhi koha që më në fund e famshmja ‘Halo’ të bëhet e disponueshme dhe në pajisjet iOS. Por në të vërtetë nuk bëhet fjalë për video lojën Halo të cilën jeni mësuar të luani deri më sot. Në fakt janë bërë të disponueshme në pajisjet Apple dy seri të veçanta të kësaj maratone loje; bëhet fjalë për ‘Spartan Strike’ dhe ‘Spartan Assault’. Të dyja këto seri u bënë të disponueshme në iPhone dhe iPad në 16 prill dhe kushtojnë 10$ të dyja së bashku ose 6$ secila.

Në vend të fokusimit në dijet apo stilin e lojës të ‘Halo’, sic jemi mësuar deri më sot, dy seritë e reja ofrojnë një perspektivë të një niveli më të lartë. Ju do të shikoni një fushëpamje të gjerë të betejës në të cilën spartani juaj po lufton me armiqtë alienë. Pra kjo video lojë është e tipit Halo vetëm në stil dhe në temë por s’ka asgjë tjetër të ngjashme me të. I ngjason më shumë lojës klasike arcade ‘Roboton 2084’.

Ju mund të kontrolloni karakteret duke përdorur gishtin tuaj të madh në këndin e majtë nëse në këndin e djathtë të ekranit me gishtin tjetër mund të kontrolloni gjuajtjet. Kjo është cilësuar si një zgjerim i asaj që mund të bëni në Halo. Fansat e serive Halo do të gjejnë shumë gjëra që do ti bëjnë ta preferojnë këtë lojë, duke filluar që nga detajet e hollësishme të mjedisit, një armatim i larmishëm, si dhe gjithë argëtimin që ofron kjo lojë. (GameWorld Albanian)