Halil Kastrati i jep lajmin e madh familjes Sinani nga Vushtrria

Familja e Hakif Sinanit nga fshati Zagori i komunës së Vushtrrisë së shpejti do të bëhet me shtëpi të re, falë shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ të drejtuar nga Halil Kastrati.

Kjo familje shtatë anëtarëshe jeton në Zagori, fshati në të cilin jetojnë vetëm dy familje, raporton Veriu.info.

Vizitën tek kjo familje dhe lajmin për ndërtimin e shtëpisë së re, ia kanë dhënë Halil Kastrati dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Për shkak të kushteve të rënda të jetesës në Zagori, do të nis shumë më poshtë se sa vendi ku jeton, shkruan Veriu.info.

Ndryshe, shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ me në krye Halil Kastrati ka ndërtuar shumë shtëpi për skamnorët në Kosovë dhe Maqedoni./Veriu.info

Lexo tjetër  Drenicaku nga Abria, Xhevahir Hasanaj shpallet kadeti më i mirë i huaj në Akademinë Ushtarake Britanike (Foto)