Hakeri nga Drenica tregon se a është e vërtetë apo mashtrim BFF për sigurinë në facebook

Shumë faqe në facebook së fundmi kanë shpërnda një postim lidhur me gjendjen e sigurisë, duke kërkuar nga përdoruesit që të komentojnë në postime me shkronjat BFF, transmeton Drenica Press

Në rast se shkronjat marrin ngjyrë të gjelbër, atëherë llogaria juaj është e mbrojtur, nëse  BFF nuk shfaqet me ngjyrë të gjelbër, atëherë u rekomandua që fjalëkalimi i llogarisë suaj të ndryshohet, pasi ajo nuk ka sigurinë e duhur.

Lidhur me këtë ka reaguar hakeri nga Drenica Ardian Neziri, i cili në një prononcime për Gazetën Online Drenica Press shkruan:

E gjithë kjo është vetëm një mashtrim, BFF është mashtrim.

Këto ditë është shpërnda në rrjete sociale se nëse e shkruani BFF, ju do ta kuptoni se a e keni facebook-un të siguruar, nëse ju del me ngjyrë të gjelbër ju jeni i siguruar, kjo është mashtrim.

BFF në gjuhën shqipe do të thotë miq të ngushtë përgjithmonë, kjo është vetëm një term nga facebook, ndërsa atyre që ju del BFF me ngjyrë të gjelbër nëse e klikoni BFF, aty dalin vetëm dy duar duke trokitur dhe asgjë me shumë, që tregon miqësinë me miqtë e tu më të ngushtë në facebook,  pra llogaria juaj në facebook nuk verifikohet nga një BFF i thjeshtë. /Drenica Press/

Lexo tjetër  Mustafa kritikon presidentin Thaçi