Guardiola trajner i Arsenalit, zëvëndeson Wengerin ?

Pep Guardiola mund të jetë pasardhës i Arsene Wengerit në bankinën e Arsenalit, pas skadimit të kontratës së tij me Bayern Munichun në verën e vitit 2016. Pep Guardiola pritet të largohet nga Bayern Munich pas skadimit të kontratës së tij në verën e vitit 2016.

Dhe, tashmë kanë filluar të qarkullojnë spekulime se cili mund të jetë klubi i tij i ardhdhëm.

Sipas tabloidit britanik “Metro, Guardiola mund të zëvendësojë Arsene Wengerin në postin e menaxherit të Arsenalit.

Francezi vazhdon të balllafaqohet me thirrje për largim nga posti.

Andaj, Guardiola është një kandidat ideal për të drejtuar Arsenalin, skuadër e uritur për tituj dhe që ka nevojë për një frymë të re të cilën mund ta sjell një trajner kampion si Guardiola.