Grupi i Miqësisë Francë – Kosovë vizitoi Prekazin

Grupi i Miqësisë Francë -Kosovë nga Asambleja Kombëtare e Francës, i kryesuar nga znj. Geneviève Gosselin-Fleury, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, ka vizituar sot Prekazin.
Delegacioni parlamentar francez, ka bërë homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe ka vizituar familjen Jashari, ku është pritur nga anëtari i kësaj familjeje, Murat Jashari.