Grupet për të drejtat e kafshëve akuza të ashpra Rusisë

Xhirimet e një ariu duke performuar para fansave në një ndeshje të ligës së Rusisë është konsideruar “shokuese dhe jonjerëzore” nga grupet për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve

Një video në Youtube që paraqet një ari të cirkut me emrin Tim duke mbajtur topin në dorë derisa referi jep sinjalizimin për të fitlluar ndeshje në mes të Mashull- KMV dhe Angusht në Pyatigorsk ka nxitur reagime të ndryshme.

Ariu shihet dukë duartrokitur tifozëve derisa rri në dy këmbët e tij të pasme.

FIFA ka mohuar zërat nga jashtë që ariu do të përdoret në ceremoninë e hapjes së Botërorit, gjë që është thënë edhe më parë.

Botërori në Rusi fillon me 14 qershor.

“Përveç që është jo njerëzorë dhe jashtëzakonisht jashtë çdo norme, përdorimi i një ariu të robëruar për të dhënë spektakël në futboll është i rrezikshëm”, tha Elisa Allen, drejtoreshë për shëndetin e kafshëve në orgnizatën humanitare Peta, transmeton GazetaExpress.

Kliko këtu:http://www.bbc.com/sport/football/43783325

“Ariu është simbol i Rusisë, kështu që ne shpresojmë që njerëzit dhembshuri dhe krenari kombëtari por jo duke i abozuar ata. Kjo shprehi duhet të largohet si përdorim edhe nga liga”.

Incidenti është cilësuar si një shembull i përdorimit të kafshëve që ende është i përhapur në botë.

“Derisa dikush supozohet që këtë skenë ta shohin si argëtuese nuk ka abuzim më të madh se ky rast”, tha Brian da Cal, drejtor i një OJQ tjetër në Britani të quajtur “Pour Paws”.

“Arinjtë janë kafshë të egra dhe si të tilla kanë shumë nevoja specifike dhe komplekse. Të jenë të prangosura, të zhveshura dhe kur detyrohen të mbajnë shfaqje që nuk është në natyrën e tyre, sidomos para turmave shkakton tek to një stres të jashtëzakonshëm që ka një impak të madh tek këto kafshë, si psiqikisht ashtu edhe fizikisht”. /GazetaExpress/

Lexo tjetër  Formacioni i Milanit me blerjet e reja (VIDEO)