Google Maps së shpejti edhe Offline!

Google ka njoftuar se e ka lëshuar një tipar të ri në hartat e saj të cilat tani do të punojnë edhe gjatë kohës kur përdoruesi nuk ka internet.

Këtë njoftim kompania amerikane e ka bërë në konferencën e saj të zhvilluesve – IO Developer Conference.

Versioni i ri i Offline Maps në Google Maps do të vijë me funksionin e kërkimit dhe navigimin kthesë për kthesë, i cili më parë ishte i mundur vetëm përmes lidhjes me internet.

Por megjithatë edhe pse tani nuk do të ju duhet shumë internet për ta aktivizuar Offline Mode në Google Maps, ju duhet ta keni GPS-në të lëshuar në mënyrë që hartat të funksionojnë për ju.

Google ka thënë se këto tipare të reja do të shtohen në Maps më vonë gajët vitit.