Gjuajtje me armë në Llaushë, arrestohet një person

Në Llaushë të Skenderajt është arrestuar një person, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri, njofton policia e Kosovës transmeton drenicapress.info

Te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, e cila është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është trajtuar posedim i paautorizuar i armës. /Drenica Press/