Gjuajtje me armë në Smolicë të Gjakovës, policia në kërkim të qitësve

Rreth orës 09:30 të së premtes, një person është gjuajtur me armë zjarri në fshatin Smolicë të Gjakovës.

Personi që në drejtim të tij janë shkrepur plumbat, ka shpëtuar pa plagë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për Gjakovë, Lirije Podrimja.

Gazeta Express merr vesh se motivet e këtij rasti kanë të bëjnë me hakmarrje.

Po ashtu, Express merr vesh se Policia është në kërkim të të dyshuarve, të cilët sipas informacioneve të para, janë larguar në drejtim të një pylli të fshatit Smolicë, ku ka ndodhur ngjarja. /GazetaExpress/

 
Loading...