Gjermani, nazisti më i kërkuar vdes në moshën 93-vjecare si një njeri i lirë

Një nga nazistët më të kërkuar në botë ka vdekur në moshën 93-vjecare, si një njeri i lirë, pa u dënuar asnjëherë për vrasjet që ka kryer gjatë jetës së tij. Ish-vullnetari danez, Søren Kam, vdiq më 23 Mars, vetëm 2 javë pas vdekjes së gruas së tij, raporton gazeta gjermane Allgauer Zeitung.

Kam renditej në vendin e pestë në listën e kriminelëve më të kërkuar nga organizata që mbronte të drejtat e hebrejve “Simon Wiesenthal Center”, që synon të vërë përpara drejtësisë ish-nazistët dhe të japë edukimin e duhur rreth Holokaust-it.

Danezi bënte pjesë në grupin prej 3 personash që kryen vrasjen e Carl Henrik Clemmensen, redaktor i një gazete anti-naziste në 1943. Për atë krim, një nga autorët u ekzekutua, ndërsa Søren Kam u shpall i humbur. Kam kishte shkuar në Gjermani ku mori edhe nënshtetësinë. Sipas mediave daneze, qeveria gjermane refuzoi ta ekstradonte në Danimarkë ish-nazistin.

“Fakti që Søren Kam , një vrasës tërësisht i papenduar nazist , vdiq si një njeri i lirë në Kempten (Gjermani), është një dështim i tmerrshëm i autoriteteve gjyqësore bavareze”,- deklaroi Dr Efraim Zuroff nga Simon Wiesenthal Center.

“Kam duhet të përfundonte jetën e tij të mjerueshme në burg , qoftë në Danimarkë apo Gjermani. Dështimi për të mbajtur atë të mbyllur do të frymëzojë trashëgimtarët bashkëkohore të nazistëve të marrin në konsideratë ndjekjen e hapave të tij”,- shtoi Dr Zuroff.