Gjenerali i harruar

shkruan: Fehmi Rama

Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik, siguri dhe luftim të krimit e korrupcionit

Nevojë imediate për qytetaret e Republikës së Kosovës mbetet punësimi, zhvillimi ekonomik, si dhe luftimi i krimit dhe korrupcionit. Kreanria e shekullit XX mbetët Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pra periudha me e lavdishme kombëtare është viti 1998/1999 që karakterizohet më flijim lavdi dhe krenari. Qytetaret tonë do donin që kjo periudhë të mbetët kapitull i mbyllur i suksesit të përbashkët me aletatet tonë.

Këta qytetar janë të etur për drejtësi të tillë e cila do luftonte krimin ekonomik dhe korrupcionin dhe të shmangte burokracinë nga institucionet tona.

Zhgënjim në institucionet e drejtësisë për të gjithë neve mbetet dënimin i komandantit të Zonës Operative të Drenicës, e për t’u njohur më mire më këtë qështje të tregojmë se për kënd dhe qka bëhet fjalë.

SAMI

Ky është Sami Lushtaku

Sami Lushtaku u lind më 20.02.1961, në moshë rinore u angazhua në veprimtari për liri të popullit, kurse  në vitet e 90 u angazhua në lëvizjen e armatosur synim i saj ishte çlirimi i Kosovës. U dënua nga okupuesi më 20 vite burg në mungesë.

Sami Lushtaku në popull njihet si figurë kyqe e Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, të bashkëluftetaret dhe bashkmendimtaret ishte i pranueshëm dhe gëzonte respekt. Reputacioni dhe veprat e tij, ishin indoktrinuese. Shtabi i Përgjithëshem i UÇK-së e kishte emëruar Komandant i ZO të Drenicës, në rrethana luftë komunikimi dhe komandimi ishte shpeshëherë i pamundur, megjithatë ZO e Drenicës karshi zonave të tjera ishte me e  organizuara në brigada, batalione, kompani dhe togje.

Meqenëse lufta e UÇK-së ishte kryesisht guerile dhe e organizuar në mënyre vullnetare, Sami Lushtaku u shqua për timëri dhe guxim në shumë beteja dhe aksione përgjatë luftimëve të zhvilluara me okupuesit, pavarsisht gradave që kishte fituar nga betejat.

Lexo tjetër  Dega e NISMA-s në Drenas sqaron opinionin për koalicionin opozitar

Gjatë shërbimit në TMK ishte në pozit simetrike në të cilën ishte në rrethanat e okupimit, ishte emëruar Komandant i Zonës së Parë të TMK-së ( e cila mbulonte territorin e Drenicës), shërbeu për një kohë të shkurtër dhe në Zonen e Dytë të TMK-së

Kaluan pothuajse tetë vite ku qytetaret e Kosovës gëzonin lirinë, Skënderaj vazhdonte të përballej më anashkalim, ishte komuna me e varfër në Kosovë.

Sami Lushtaku fillojë të jetë aktivë në jetën politike, pasi u largua nga ajo ushtarake në të cilen shërbeu në uniformë për pothuajse dy dekada. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 u kandidua për Kryetar të Komunës së Skënderajt, arriti besimin e  mbi 80% të elektroratit, ndërsa në ato të vitit 2009 dhe 2013 me mbi 85%. Gjatë udhëheqjes së tij, kjo qytezë përjetoi zhvillim të hovëshem në qdo fushë jetësore duke u përmisuar substancialisht jeta e qytetarëve, u asfaltuan qindra kilometra rrugë, u ndërtuan dhjetra shkolla të reja, ambulanca, ujësjellës, dhe kanalizime.

Sami Lushtaku ka atribut thjeshtësinë, me qytetarët është takuar në qdo kohë, gëzon integritet dhe e donë disiplinën, tashmë është dëshmuar lider i vertet në nivel lokal.

Haptazi deklaron se misioni i tijë në shërbim të qytetarëve ka përfunduar dhe me përfundimin e këtij mandati qeverisës në nivel lokal do tërhjeket nga jeta publike.

Qytetaret e Republikës së Kosovës janë të zhgënjyer me drejtësinë

Të gjithë jemi dëshmitar që z. Sami Lushtaku u dënua më 12 vite burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, për një vrasje inekzistente në rrethana lufte. Të bindur që drejtësia do e thotë fjalen meritore,ashtu dhe ndodhi, Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm, por e dënoj me 7 vjet burgim për veprën penale “Krime lufte kundër popullates civile”, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës

Lexo tjetër  Fjalimi i Ramiz Lladrovcit në Konventën e PDK-së

Të vetëdijshem që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte vullnetare, forcat e së cilës ishin pakrahasimisht më të vogla, më keq të armatosura pa një hirearki të mirëfilltë komanduese.