Gjendet i vdekur një 38-vjeçar në Vushtrri, dyshohet se bëri vetëvrasje

Sot rreth orës 15:00, në një fshat të Vushtrrisë, është raportuar se një 38 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Vdekjen e ka konfirmuar mjeku në vendin e ngjarjes, kurse njësia policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Sipas familjarëve të viktimës, dhe elementeve tjera rrethanore të rastit, dyshimet janë ngritur për vetëvrasje (varje), mirëpo për detaje duhet të presim raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, ka thënë për Express, zëdhenësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Studime e Ulët, kurse viktima është A. K., ka bërë të ditur Zahiti.

Lexo tjetër  Lladrovci nis projektin e parë në Drenas (Foto)