Gëzim në familjen drenicase, bëhen me ujë të pijshëm pas shumë vitesh |Foto

Një gëzim e përshkoi një familje në fshatin Abri, pas ata u bën me ujë të pijshëm, pas shumë vitesh mundime duke bartur ujë me mjete të ndryshme, transmeton Drenica Press

Një anëtar i kësaj familje shkruan se këtë gëzim pata dëshirë ta ndaj me juve Drenica Press  dhe me lexuesit tuaj!

“Sot familjen tonë (Kuliqi) në Obri e gëzoj Zoti me ujë të pijshëm, pas shumë vitesh mundime duke bajtur ujë me mjete të ndryshme, dhe nga sot e kemi ujin në oborr. Faleminderit Zotit që na erdh kjo ditë. E për këtë gëzim u bënë shkaktar hoxha Berat Shatri, me iniciativën e tij dhe me donatorë zemërgjërë të cilët paguan cdo cent për hapjen e bunarit.

Zoti ua ktheft me të mira të gjithëve që na gezuan në këtë ramazan, faleminderit shumë nga familja Kuliqi”- shkruan banori për Drenica Press

Lexo tjetër  Skenderaj, banorja e fshatit Kosterc i shpëton më të keqës gjersa punonte në fushë