GËNJESHTARET E PËRSËRITURA NË DRENAS PËR NDËRTIM FABRIKASH

Shkruan Hysni Gashi

Ndonëse Komuna e Drenasit është komuna me e varfër ne Kosove rrjedhimisht me qytetaret me të varfër në rajon, si duket nga kjo varfëri nuk po kanë mëshirë degraduesit e mashtruesit që edhe në kohë fushatë të lozin me ndjenjën qytetare. Ne çdo kohë të zgjedhjeve manipulohen qytetaret e varfër drenicas nga njerëz herë të ngjashëm e herë të ndryshëm të një apo tjetër partie, duke vu gurthemele fabrikash, duke ftuar investitor në partitë e tyre në fushata e duke bërë parakontrata me qytetaret që do punësohen.

Edhe para 8 muajve u mashtron qytetaret drenicas me të njëjtin slogan që prenin shirita dhe mbusheshin formular gjoja se po hapin fabrika për tu punësuar drenicas e që nuk u hap kurrë. Edhe mbas 8 muajve prap të njëjtit po thonë se do të hapim fabrika por jo nga partia e njëjtë, por nga partia tjetër që në të vërtet nuk ndryshon as e para e as e dyta.

A nuk është hipokrizi dhe mashtrim klasik të mashtrohen drenicasit ne ketë mënyrë tinëzarë e për përfitime partiake e klanore. Ku janë këta njerëz para fushatave zgjedhore? pse vallë duhet të fillohet fabrika vetëm ne kohë fushate dhe zgjedhjeve dhe pasi të përfundojnë ato, fabrikat mbesin ne pluhurin e harresës. Qytetarë e Drenasit me se paku nuk meritojnë të gënjehen ne kohë fushate.

Qytetarë të dashur të Drenasit keni kujdes mos bini pre e mashtrimeve dhe manipulimeve pasi këto lloj njerëzish janë të gatshëm të lozin me çdo ndjenje për përfitime personale. Mashtrues, lëreni të qetë me varfërinë e tyre qytetaret tone sepse i keqpërdoret aq shume sa 18 vite me radhe kishin vetëm një kërkese Punësimin.

Zgjedhjet do shkojnë, dhe me klanin tuaj sigurisht që do këtë pak përfitim sepse qytetari është mbushur mend. Ndoshta për zgjedhjet e ardhshme do të ndërroni logon përsëri!