Gashi shënon Feronikeli fiton

Egzon Gashi ka shënuar golin e vetëm, për t’ia sjell tri pikë të arta Feronikelit në takimin me Dritën. Skuadra nga Drenasi fitoi 1:0 dhe dërgoi në 6 pikëdallimin me Prishtinën.

Ekipi i Gani Sejdiut mbizotëroi gjatë tërë lojës, por golin e gjeti vetëm në minutën 48’, vetëm dy minuta pasi Xhevdet Shabani kishte humbur një mundësi të mirë.

Pas golit të epërsisë, Feronikeli krijoi edhe disa raste, por sulmuesit tjerë të saj nuk e kishin ditën.

Edhe Drita pati rastet e veta, por mungoi efikasiteti.