Gashi preferon titullin para golave

Shkëlzen Gashi përveç se një futbollist i madh, tregon që është edhe një profesionist i vërtetë. Ai ka deklaruar për “Blick” se është i gatshëm ta sakrifikojë epitetin e golashënuesit nëse Bazeli do të shpallej kampion në fund të sezonit
Bazel dhe Jang Boys do të përballen këtë fundjavë mes tyre por e veçanta është se të dy ekipet po luftojnë për titullin të kampion, derisa edhe Gashi i Bazelit dhe Guillaume Hoarau i Jang Boys janë në garë për epitetin e golashënuesit më të mirë.
Gashi ka 21 gola të realizuara, katër më shumë sesa Hoarau, por, sulmuesi i kombëtares shqiptare është i gatshëm ta sakrifikojë epitetin e golashënuesit “Nëse Hoarau më kalon në listën e golashënuesve unë do ta uroj. Unë preferoj ta fitoj titullin e kampionit para epitetit të golashënuesit më të mirë’, ka deklaruar Gashi .