Gani Sylaj emërohet Nënkryetar i Drenasit

Pozita e Nënkryetarit të Drenasit kishte mbet e lirë pas largimit të Arsmi Haxhiut nga ky post.

I pari i Drenasit duket se ka gjetur personin adekuat për këtë post. Merret vesh se nënkryetar i Drenasit tash e mbas do të jetë shefi i kabinetit të Lladrovcit, Gani Sylaj.

Sipas një hulumtimi të drenicapress.info, biografia e Syles del të jetë mjaft e bujshme.

Më poshtë mund të gjeni biografinë e plotë të Nënkryetarit të Drenasit. /Drenica Press/

I lindur më 14 janar 1952, në fshatin Kishnarekë, Komuna e  Drenasit, ish Gllogoci. Shkollën fillore e ka nisur në Kishnarekë ndërsa e ka përfunduar në Komoran. Në Prishtinë ka mbaruar Shkollën e Mesme  Normale në vitin shkollor 1971/72. Në vitin 1973 regjistron degën e Filozofi-Sociologjisë në Fakultetin Filozofik, të cilin e ndërprenë në vitin 1974, kur i përkushtohet tërësisht organizimit ilegal në Grupin Revolucionar të Kosovës, më vonë Grupi Marksist-leninist i Kosovës…Në vitin 1979 burgoset dy muaj për kundërvajtje, në Gjykatën komunale në Drenas, ish Gllogoc. Pa mbaruar këtë dënim, në Burgun e Prishtinës, dërgohet në Burgun e Shkupit, ku në vitin 1980 dënohet me 4 vjet burgim. Fillon vuajtjen e dënimit në Burgun e Idrizovës, në Maqedoni deri në shkurt të vitit 1982, kur Sigurimi jugosllav e transferon në Burgun e Prishtinës, për ta dënuar me 12 vjet burg, të cilat i mbajti në burgun e Mitrovics dhe  në Burgun Hetues të Somborit, në Vojvodinë. Nga burgu është liruar në vitin 1990

Pas burgut, nga viti 1990 – 1994 ushtron disa funksione dhe merret me një sërë aktivitetesh: me iniciativën e kolektivit të shkollës fillore të fshatit të lindjes, zgjidhet drejtor i Shkollës  Fillore. Kur u themelua Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, u zgjodh kryetar për Komunën e Drenasit, ndërsa në kuadër të kryesisë së kësaj shoqatë ishte i ngarkuar edhe me detyra të tjera; në Lidhjen demokratike të Kosovës, anëtar i kryesisë së degës së Drenasit dhe delegat në kuvendin e saj; në Lëvizjen për Republikën e Kosovës, kryetar; Në Këshillin për Financim, anëtar i kryesisë së degës në Drenas dhe anëtar i komisionit të kontrollit në nivel të Këshillit. Një ndër redaktoret e Gazetës “Bashkimi” etj.

 Pas shpërthimit të parë të Jasharëve, së bashku me shokët e burgut etj, merr pjesë në tërheqjen dhe strehimin e qetës së Adem Jasharit (1991).

1994 -2000 pasi i shpëton një ekspedite të policisë serbe, emigron në Zvicër. Fillimisht kryetar i nëndegës së Cyrihut e më vonë kryetar i degës së LDK-së në Zvicrës. Bashkëpunëtor i Ministrisë  së Arsimit në mërgim; Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve dhe Pedagogëve Shqiptarë në Zvicër; kryetar i Emergjencës për Zvicër; Kryetar i  degës së Lidhjes së Bashkuar Demokratike në Zvicër etj.

Prill-qershor të vitit 1999, Zëdhënës i UÇK-së dhe Zëvendëskomandant për Zonën e Veriut; anëtarë i Fondit Vendlindja Thërret; 1999-2000, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, Zëvendësministër i Ministrisë për Emigracion; 2000-2001 drejtor i Agjencisë së Lajmeve “Kosovapress”; 2001-2002, ndjek kursin për organizimin e partive politike në kuadër të NDI-së, (Instituti Nacional Demokratik).

2002-2005.  Kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për Drenas dhe anëtar i Këshillit Drejtues i PDK-së; Kryetar i Komunës së Drenasit; i certifikuar për pushtetin lokal në Universitetin Georgetoën në Uashington, SHBA (2004);

2006-2011. Drejtues ekzekutiv në Shoqatën e ish-të Burgosurve Politikë; 2008-2011 anëtar i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, etj

 

 
Loading...