Gani Koci, Valon Behramit: Axha yt ishte udbash!

 

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka reaguar ndaj një deklarate të futbollistit të njohur kosovar, Valon Behramit.
Ylli shqiptar i futbollit tha për mediat zvicëriane se nuk do të festoi me shqiponjë sepse ai është zvicëran. Kjo deklaratë e tij e ka irrituar anëtarin e lartë të PDK-së i cili e quan Behramin si nip të një udbashi.
“Po ke të drejt Valon Vehrami se ti axhë e ke Avdi Behramin,, një ish inspektor i lartë i Sigurimit shtetëtor të ish Jugosllavisë. Për ty nuk ka fe, atdhe as flaqmur” shkroi Koci në komentin për Behramin.  /Indeksonline/