Gani Geci e kërcënon me Gjykatë Speciale Hashim Thaçin për një ndodhi të luftës

Fadil Geci, vëllai i madh i vëllezërve Geci nga Llausha, përmes një postimi në Facebook, ka vendosur të flasë edhe njëherë për komunikatën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, numër 59, kundër vëllait të tij, Gani Gecit, të cilën thotë se ka shkruar Hashim Thaçi në kohën e luftës. Geci në këtë postim të tij ka treguar se deputeti Milaim Zeka sot ua ka konfirmuar fuqishëm se këtë komunikatë e kishte shkruar Thaçi. Gani Geci ka treguar se Thaçi për këtë çështje do të ballafaqohet edhe në Gjykatë Speciale.

Loading...

“Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi2.) Rexhep Selimi3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Sipas Milaim Zekës, Hashim Thaçi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah”, ka shkruar Fadil Geci.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës edhe sot me datën 11.07.2018 në orën 16:13 kemi marr konfirmim të fuqishëm nga gazetari dhe deputeti Milaim Zeka, se komunikatën nr.59 në emër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-ës e kundër vllaut tonë Gani Gecit dhe familjes sime e ka shkruar me dorë të vet Hashim Thaçi. Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi2.) Rexhep Selimi3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi. Sipas Milaim Zekës, Hashim Thaqi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah ndërsa Hashimi ka thënë „ e di por po du me ja fut“. Edhe Jakup Krasniqi zëdhënësi i UÇK-së edhe Fatmir Lima e ka konfirmuar të njejtën gjë se Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi.Tani e tutje me personin që e ka shkruar Komunikatën nr.59 në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të ballafaqohemi në të gjitha instancat gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare. Unë Fadil Geci disa ditë pas publikimit të kësaj komunikate (në fund të 1998-ës) kam shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit në Burojë dhe kam kërkuar nga Haxhi Thaçi që të kontaktoj djalin e tij Hashim Thaçin dhe të sqarohemi se çfarë argumentesh ka për vëllaun tim dhe kush e ka shkruar këtë komunikatë.Vëllau i Hashim Thaçit, Gani Thaçi më ka thënë se do të kontaktojmë brenda një muaji dhe do të përgjigjemi, por nuk u përgjigjën kurrë.Për familjen tonë dallimi në mes të atij që e ka shkruar komunikatën nr.59 dhe Sllobodan Millosheviqit është vetëm gjuha, Millosheviqi fliste serbisht ndërsa shkruesi i komunikatës fliste shqip dhe mendonte serbisht.

Lexo tjetër  Zyrtare: Vetëvendosje dhe AKR bëhen bashkë në Prishtinë

Ne emer te familjes Geci

Fadil Geci