Galaxy S6, publikohet fotoja në Istagram

Ngjarja e 1 marsit po afrohet. Kompani të shumta vetëm se po bëjnë sa më kureshtar publikun me produktet e tyre që do të prezantohen në këtë ngjarje në Barcelonë.
Kompani Samsung e cila pritet të bën prezantimin e modelit më të ri të telefonave të mencur Galaxy S6 ka bërë publike një foto të këtij modeli në Istagram. Ndonëse më heret kish rrjedh foto mbi këtë model si dhe ishin përfol për specifika të ndryshme për të, kjo foto na tregon se modeli i ri Galaxy S6 do të jetë mjaftë mbresëlënës.
Sipas kësaj foto, dizajni i ri do të jetë unik si dhe ekrani i lakuar do ta bëjë edhe më të veçantë këtë model. Ekrani besohet se do të jetë i lakuar në të dy skajet. Megjithatë, kanë mbet edhe pak ditë për të gjithë të pasionuarit pas teknologjisë së telefonave dhe të shohim se çka do të na sjell Samsung kësaj here. /DrenicaPress/
 
Loading...